25 Gusht, 2026

Idajet Beqiri: O ndyrësira që dilni e protestoni kundër Ramës, boll më se do u tregojmë vendin

 Idajet Beqiri: O ndyrësira që dilni e protestoni kundër Ramës, boll më se do u tregojmë vendin

Idajet Beqiri, prej vitesh kamikaz i Ramës, ka sulmuar ashpër protestuesit që dalin çdo mbremje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Reagimi i plotë i tij:

Për ty “Laraskë” dhe 500 sorrat e kukuvajkat e tjera, të cilat po ndotin akustikisht Bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit” dhe jetën e bukur kryeqytetase…

Laraskë! Kush të mbanë ende në rrugët e Tiranës ty?! Çfarë kërkon ende aty ti, kur Shqipëria nuk është ajo që psallë ti dhe kukuvajkat e tjera, por një vend në pragë të derës së BE, me vlerësime të shkëlqyera të pjesës më të madhe të shqiptarëve dhe të gjithë ndërkombëtarëve?

Pse nuk u ngrite dhe pse nuk ngrihesh ti laraskë kundër Saliut të Serbisë që ka bërë masakra dhe gjenocidë, me gjithë familjen e tij, kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër ekonomisë dhe financave të tyre, kundër ushtrisë dhe grabitjes së pronave të tyre?!

Mendon ti dhe sorrat e tjera në atë shesh se me fjalën “Rama në burg, Berisha në burg”, ua hodhët shqiptarëve?!

Ju jeni ngritur dhe psallni parrulla “patriotike”, për të fshehur qëllimin e vërtetë, lënien e Shqipërisë jashtë Europës, në errësirë, në skëterrë, sepse kështu do ai që të ka sjellë ty në atë shesh, Shahu i Iranit dhe superkatili i Shqipërisë Sali Nongrata!

Çfarë muslimane je ti kur bënë politikë të pistë, kur shpif kundër Shqipërisë, kur mallkon shqiptarët pse votojnë birin e tyre, Edi Ramën, i cili e shpëtoi Shqipërinë nga kthetrat e sërbofilit Sali Berisha?!

Çfarë ndyrësira të tjera fsheh ti poshtë asaj shamie kamuflazh, kundër Shqipërisë tonë, të cilën ne mbi 6 milion në hapësirën shqiptare, e duam në Europë dhe jo në gropën e zezë që kërkoni ju 500 kukuvajka antishqiptare t’afusni?!

Bollë më! Mos luani më me nervat e kryeqytetasve, duke u ndotur akustikisht Bulevardin dhe jetën që meritojnë të jetojnë, ndryshe, dimë edhe ne qindrat e milioni për të mbrojtur Shqipërinë dhe jetën tonë nga laraskat, sorrat dhe kukuvajkat e Iranit dhe të Sali banditit të Serbisë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *