10 Nëntor, 2026

Hasan Fico, Malua i përjetshëm i të gjithë shqiptarëve

 Hasan Fico, Malua i përjetshëm i të gjithë shqiptarëve

Hasan Fico i përket atij brezi artistësh që ndonëse nuk studiuan për aktrim, lanë gjurmë të thella në kinematografinë klasike shqiptare.

Profesioni i tij i vërtetë ka qenë telegrafist në postën qëndrore në Tiranë, megjithatë ai u aktivizua dhe interpretoi në një numër të madh filmash në role të ndryshme dytësore dhe episodike, nga ku mbahet mend nga të gjithë shqiptarët si Malo postieri në dy filmat Zonja nga qyteti (1976) dhe Një shoqe nga fshati (1980)

Role të tjera ishin tek Komisari i dritës (1966), I teti në bronz (1970), Kapedani (1972), Odiseja e tifozëve (1972), Shtigje lufte (1974), Në kërkim të 5-orëshit (1974), Cirku në fshat (1977), Tomka dhe shokët e tij (1977), Koncert në vitin 36 (1978), Vajzat me kordele të kuqe (1978), Pas gjurmëve (1979), Fraktura (1983), Nxënësit e klasës sime (1984), Ëndërr për një karrike (1984) dhe Dy herë mat (1986).

Hasani u nda nga jeta diku në vitet 90′, sot e kujtojmë me nderim dhe respekt për të gjitha rolet e tij në filmin shqiptar

I paharruar qoftë Hasan Fico! (Giseld Dervishi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *