10 Nëntor, 2026

Denoncimi: Skandali që ka tronditur spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër

 Denoncimi: Skandali që ka tronditur spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër

Shiritat priten me ceremoni, por pyetjet për drejtimin e spitalit mbeten pa përgjigje!

Deputetja Mirela Kumbaro dhe ministrja e Shendetesise, morën pjesë dhe vezhguan punimet nga afer te spitalit Omer Nishani Gjirokastër ku e cilesoj një strukturë tërësisht të transformuar, me infrastrukturë moderne  të spitalit.

Por ndërsa priten shirita e bëhet propagand  dhe flitet për standarde të reja në shëndetësi, në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim serioz nga një qytetare, e cila ngre pikëpyetje mbi mënyrën e komunikimit dhe sjelljen e drejtuesit të këtij institucioni.

Në mesazh drejtuar redaksisë, qytetarja thotë se drejtori pretendon se qytetarja ka pasur lidhje me persona të infektuar me HIV, që janë punonjës në Bashkinë e Gjirokastrës, ku i ka kërkuar të kryejë analiza.

Këto janë pretendime që kërkojnë verifikim dhe një përgjigje publike nga drejtuesi i institucionit.

Sepse një spital nuk matet vetëm me muret, pajisjet dhe ceremonitë e inaugurimit, por mbi të gjitha me respektin, dinjitetin dhe sigurinë që u garanton qytetarëve.

Shiriti mund të pritet brenda pak minutash. Besimi i qytetarëve, ndërtohet shumë më gjatë.

Redaksia mbetet e hapur për reagimin e drejtorit dhe të institucionit shëndetësor. (Pazari Lajm)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *