Gramoz, Pandeli, Namik, Rexhep, është koha të flisni
Gazetari Hysni Gurra iu ka bërë thirrje themeluesve të Partisë Socialiste, të reagojnë në këto momente të vështira.
“Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Et’hem Ruka, Rexhep Mejdani, Musa Ulqini, Ylli Bufi, Pandeli Majko…partia nuk është dogmë për të cilën nuk flitet as kur e shihni me sytë tuaj që po çon vendin në greminë.
As paraja apo privilegjet që mund të ketë ndonjëri ende, sepse shumë prej jush nuk janë të implikuar gjëkundi.
Nuk do keni më kohë tjetër për ta ndihmuar Shqipërinë dhe partinë tuaj të çlirohet nga një mafioz që është gati ta djegë e të coptojë 14-15-vjeçarë për karrigen e tij”, shkruan ai.