Gazetari: Këlcyra fshat ka qenë e fshat ka mbetur. Memaliaj qytet me dy rreshta pallatesh
Analisti Dritan Hila ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ndarjen e re territoriale. Ai mbrojti variantin që duhet një numër më i vogël i bashkive.
Se ku e ka rentabilitetin Memaliaj me dy rreshta pallatesh. Se ç’punë ka Këlcyra që të jetë bashki.
Fshat ka qenë e fshat ka mbetur”, tha Hila duke mbrojtur shkrirjen e këtyre dy bashkive.
Sipas tij, bashkitë e vogla që po shkrihen janë vetëm qendra punësimi, që pa grante nga qeveria nuk bënin dot asnjë rrugë.