16 Nëntor, 2026

Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori

 Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori

Estonia do të mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rusinë duke nisur nga 1 dhjetori. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, përmes një postimi në rrjetin social X.

Vendimi vjen pas një tentative të dështuar sabotimi më 14 nëntor në kompaninë estoneze të mbrojtjes Threod Systems, e cila prodhon dronë. Qeveria e Estonisë ka deklaruar se pas kësaj përpjekjeje qëndronte inteligjenca ushtarake ruse.

“Rusia duhet ta kuptojë se veprimet armiqësore kundër Estonisë do të kenë pasoja. Përpjekjet për të na frikësuar, destabilizuar apo cenuar sigurinë tonë nuk do të mbeten pa përgjigje”, shkroi Tsahkna.

Sipas ministrit, autoritetet në Finlandë, Letoni dhe Lituani janë informuar tashmë për vendimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *