21 Shtator, 2026

Eni Vasili, qindra milionë për një logo të vjedhur dhe një skenografi emisioni

 Eni Vasili, qindra milionë për një logo të vjedhur dhe një skenografi emisioni

Radio Televizioni Shqiptar është rikthyer në qendër të debatit publik për mënyrën se si po përdoren fondet e institucionit, pas prezantimit të identitetit të ri vizual dhe ndryshimeve të sezonit të ri televiziv.

RTSH prezantoi më 16 shtator logon dhe identitetin e ri vizual, duke e cilësuar këtë si pjesë të një pakete më të gjerë modernizimi të institucionit. Sipas RTSH-së, identiteti i ri synon të krijojë një pamje më moderne dhe të unifikuar në kanalet televizive dhe platformat digjitale.

Por kostoja e këtij projekti ka hapur diskutime. Shifra prej rreth 86 mijë eurosh është bërë pjesë e debatit publik, ndërsa verifikimet e publikuara së fundmi tregojnë se kjo shumë nuk duhet paraqitur si pagesë vetëm për një logo.

Dhe ç’të shohim?! Logoja është një kopje identike, ku ndryshon vetëm ngjyra, me logon e ZDF-së.

Ironia në RTSH/ Auditim për shpenzimet që çuan drejt Ironia në RTSH/ Auditim për shpenzimet që çuan drejt

Nga ana tjetër, në dokumentin që disponon ‘Pamfleti’, shohim preventivin e një emisioni mëngjesi (ndërkohë që nuk janë paguar emisionet e tjera të jashtme dhe taksapaguesit janë ‘grirë nga lekët’ duke paguar për arbitrazhet që humbet RTSH-ja).

Vetëm për skenografinë e këtij emisioni mëngjesi janë shpenzuar mbi 110 milionë lekë. Do kishte shkuar më lirë skenografia e Festivalit në Pallatin e Kongreseve.

Debati bëhet edhe më i rëndësishëm për shkak të vetë natyrës së RTSH-së. Bëhet fjalë për transmetuesin publik, i cili financohet edhe përmes tarifës së aparatit dhe mbështetjes buxhetore. Në dokumentet financiare të RTSH-së, institucioni ka evidentuar nevojën për kontroll të shpenzimeve dhe vështirësi në realizimin e të ardhurave.

Ironia në RTSH/ Auditim për shpenzimet që çuan drejt

Ndërkohë, RTSH ka argumentuar se për vitin 2026 ka nevojë për investime në teknologji, transmetime, platformën OTT, kapacitete profesionale dhe projekte të tjera modernizimi.

Kjo e zhvendos debatin përtej një logoje të re apo një studioje televizive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *