Ema Ndoja i bashkohet protestës në Tiranë, aktorja e njohur shfaqet mes qytetarëve
Aktorja e njohur e kinemasë shqiptare, Ema Ndoja, i është bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Një nga figurat më të dashura të ekranit sqiptar në fundin e viteve ’80, Ndoja është pjesë e brezit të aktorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare.
Prej shumë vitesh ajo jeton në Gjermani, larg jetës publike dhe vëmendjes mediatike në Shqipëri.
Prania e saj në protestë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe pjesëmarrësve, teksa tubimet kundër qeverisë vijojnë prej ditësh në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.
Rrugëtimi i saj publik ka njohur edhe momente afërsie me Partinë Socialiste në të kaluarën.
Në vitin 2013, Ema Ndoja ishte mes figurave publike që mbështetën Edi Ramën në rrugëtimin e tij drejt pushtetit.
Megjithatë, prania e saj në protestë shihet nga shumë pjesëmarrës si një qëndrim personal dhe qytetar.
Në protestat e ditëve të fundit janë parë të marrin pjesë artistë, intelektualë, profesionistë dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre për çështje të ndryshme dhe kërkojnë ndryshime në vend.
Pjesëmarrja e Ema Ndojës është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë vlerësuar praninë e saj në mesin e protestuesve.