27 Qershor, 2026

Bujar Asqeriu mbështet protestat: Të rinjtë po këndojnë këngën e lirisë

 Bujar Asqeriu mbështet protestat: Të rinjtë po këndojnë këngën e lirisë

Aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu, ka shprehur mbështetje publike për protestat që po zhvillohen kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Jam këtu, të dashur miq, të dashur të rinj dhe të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore.

Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit.

Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë”, thotë ai.

Më tej, aktori u ndal te situata politike në vend, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment historik dhe se për vite me radhë është dëmtuar nga përplasjet politike dhe nga spiunët, patronazhistët, që siç tha ai, “kanë futur hundët kudo për të përçarë këtë popull, për ta armiqësuar me njëri-tjetrin. Kanë futur hasmëri nëpër familje, në shoqëri, kudo”.

Në përfundim të mesazhit të tij, aktori i mirënjohur u bëri thirrje protestuesve të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë qëndresën.

“Qëndroni dhe mos u tutni. Mos u trembni, siç keni qëndruar, sepse fitorja është me ju. Ju përqafoj me shumë dashuri të gjithëve”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *