21 Maj, 2026

Edi Rama, një kameleon politik

 Edi Rama, një kameleon politik

Screenshot

Nga Xhuliano Bregasi

‎‎Edi Rama është i vetmi personazh që është njëkohësisht edhe me Donald Trampin e Bibi Netanjahun, edhe me Pedro Sançezin. Edhe me motrën Meloni, edhe me shokun Lula. Edhe me Bordin e Paqes, edhe me ata që janë kundër Bordit të Paqes.

Edhe me ata që bëjnë luftëra e gjenocide, edhe me ata që “mbrojnë demokracinë”. Edhe i djathtë në çdo politikë të mbrapshtë të qeverisë së tij, edhe në samite të partive të majta nëpër botë.

‎‎Dikush mund ta konsiderojë këtë si zotësi në diplomaci, por në fakt është mungesë shtylle kurrize ideologjike dhe karakteri politik. Një kameleon që e ndërron surratin sipas interesave meskine të momentit.

‎‎Jo se është kushedi çfarë më mirë e majta botërore e samiteve dhe konferencave, po hajd mo.

‎‎P.s: pa le kur i shikon edhe shoqëruesit, Delina Ibrahimajn dhe Ervin Demon… Më e ndershme sikur të kishte marrë direkt ndonjë oligark, si qershi mbi pilafin e internacionales jo fort socialiste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *