E turpshme kush na ka drejtuar dhe në dorë të kujt ka qenë siguria e Shqipërisë
Nga Ermal Mulosmani
Janë disa ngjarje që shkojnë përtej politikës së ditës.
Të bëjnë me turp për pjesën tënde, qelizore, në ngrehinën e madhe të Shtetit tënd.
Sado që ti nuk je përgjegjës, madje je i gatshëm të hedhësh gurë ndaj përgjegjësve, vjen një moment dhe skuqesh nga turpi…
Nga turpi që je përfaqësuar nga të tillë njerëz.
Pashë dje në mëngjes ish- drejtorin e Përgjithshëm yë Policisë, me një pamje si të ishte menaxher në një beach bar, që del nga një natë e gjatë abuzimi me alkool dhe festë të tepruar për të fjetur ca orë në mëngjes.
Në fakt po dilte nga dera e SPAK-ut si qen i rrahur, pa pikën e personalitetit, me këmishë të lëshuar sipër pantallonave dhe xhaketë sipër, me cigare në dorë, totalisht i hutuar.
Si ka mundësi që një i tillë të ketë qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar?!
Njeriu më i fuqishëm në dorën e të cilit kemi dorëzuar sigurinë e jetëve tona?
Pastaj vjen turpi tjetër. Shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve Sekrete të këtij farë shteti!
Phuuu, çfarë turpi! Edhe të ndodhë në Burundi është turp, turp i madh shumë!
SPAK-u duhej t’ia ruante atë çikë nder që i ka mbetë akoma edhe këtij palo shteti.
Duhej t’i kërkonte Vlorës dorëheqjen dhe ta arrestonte pas dorëzimit të detyrës.
Për të na ruajtur ne pak fytyrën, jo asaj. Jo Edi Ramës jo e jo.
Por ne, qytetarëve të këtij shteti që qeveriset nga të tillë vagabondë. Që i komandon një i burgosur! Çfarë turpi!
Nuk jam gëzuar sot. Sinqerisht e kam. Ishte një turp i madh, shumë i madh…

Në foto Ilir Proda, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar deri para 3-4 muajsh.