18 Nëntor, 2026

E trishtë: Mjekja 42-vjeçare humbet jetën në një aksident në tunelin e Murrizit, la pas dy fëmijë

 E trishtë: Mjekja 42-vjeçare humbet jetën në një aksident në tunelin e Murrizit, la pas dy fëmijë

Personi që shihni në foto është doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur dje në Xibër, pranë tunelit të Murrizit.

Ajo udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në përplasjen fatale.

E trishtë/ Kjo është mjekja që humbi jetën në

Në këtë aksident humbi jetën edhe një tjetër person, i identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, kur dy automjete u përplasën në afërsi të tunelit të Murrizit.

Të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *