“Duam video” – Qytetarët revoltohen pas publikimit të SMS-vë të Erion Isait
Publikimi i mesazheve të Erion Isait me punonjës meshkuj ka shkaktuar zhgënjim të thellë në opinionin publik.
Pasi mijëra shqiptarë që hapën telefonin duke pritur një skandal të ri, u ankuan se informacioni nuk përmbushte pritshmëritë.
Qytetarët kërkuan që në të ardhmen skandalet të publikohen vetëm nëse përmbajnë të paktën një video erotike.
Ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria po hyn në një fazë të rrezikshme të inflacionit të skandaleve, ku për të tronditur qytetarin mesatar nuk mjaftojnë më mesazhe.
“Publiku është mësuar keq”, tha një ekspert.