6 Qershor, 2026

Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

 Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtare, Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK).

Ndaj ish futbollistit të Kombëtares është ngritur akuza e pastrimit të parave.

Akuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pasi ai u paraqit në organin e akuzës. Kjo, pas fletëthirrjeve që ishin dërguar ndaj tij.

Tare u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për ish- zëvendës kryeministren dhe ish- ministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të pabarazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që është nën hetim edhe për lotët e Unazës së Madhe. Paralelisht ndaj saj, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *