Djali i ish-kryeministrit demokrat: Ja pse Edi Rama nuk duhet ta japë dorëheqjen, ndryshe na kthen 30 vite
Djali i Aleksandër Meksit, ish-kryeministrit demokrat, është kundër largimit të Edi Ramës si kryeministër.
Ai thotë se nëse Rama jep dorëheqjen, Shqipëria do të kthehet 30 vite pas.
“Dorëheqja e Ramës nuk sjell asgjë të mirë në dëshirën e protestuesve. Kryeministri nuk duhet ta japë dorëheqjen. Më 1997 u goditën komisariatet dhe hipotekat, nuk mbaj mend të jetë djegur ndonjë vilë e privatit në ’97-ën. Shqiptarët ishin të aftë, morën 12.7 te oborri dhe mbroheshin vetë. Shteti ra.
Në 1990 nuk u dogj Arkivi i Shtetit, shqiptarët u organizuan si popull për ndryshimin e një regjimi politik, nuk pati banda. Në 1997 ishin bandat që bënë terrorin në qytete, nuk kishte qytetarë. Më pas e dimë çfarë ndodhi.
A duam të njëjtin skenar, të bjerë shteti? Do të ishte shumë kollaj për mua, edhe si djali i ish-kryeministrit të asaj kohe, që dha dorëheqjen, që të thoja që Rama duhet të iki. Rama s’duhet të iki, sado që duket se nuk bën sens në këtë mënyrë. Do të ktheheshim 30 vite pas.
Në 1997 ishte një hap gjigant pas, në do të ktheheshim në të njëjtën situatë përsëri. Akoma më të tmerrshme. Ajo fotoja e grupit në BE, me komisionerë dhe ata njerëzit që na mbështesin, do fshihej, nuk do ekzistonte. Nuk do të ketë as SPAK fare. Kë do të hetojnë në një situatë shkatërrimtare të kombit?”, tha mes të tjerash Endri Meksi, djali i ih-kryeministrit Aleksandër Meksi.