Bledi Çuçi dhe gruaja e tij përplasen me studenten në avion, Delina Fico e kap për flokësh dhe e godet
Një studente është përballur në avion me deputetin socialist Bledi Çuçi dhe bashkëshorten e tij, Delina Fico.
Në videon e publikuar, dëgjohet teksa e reja i drejtohet socialistit me fjalët “më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”.
Çuçi, Fico dhe studentja shkëmbejnë replika në avion. Gjatë këtij debati, studentes i është marrë edhe telefoni nga dora.
Studentja thotë se Fico madje e ka goditur dhe e ka kapur për flokësh.
Aktivistja: Sapo më kërcënove që do të më heqësh nga shkolla.
Çuçi: Je shumë rëndë.
Delina Fiço: Gjynah që mbushur me kaq shumë urrejtje.
Aktivistja: Do të më heqësh nga shkolla?
Cuçi: Jo.
Aktivistja: Po çfarë do të më bësh?
Cuçi: Do të jap master.
Aktivistja: S’ka gjë se e fitoj vetë.
Çuçi: Hajde ule këtë.