10 Nëntor, 2026

Dëshmia e njeriut që mund të trondisë politikën shqiptare

 Dëshmia e njeriut që mund të trondisë politikën shqiptare

Intervista e Mirel Mërtirit për një producent të huaj mund të sjellë zhvillime të reja në hetimet për inceneratorët dhe çështjen e AKSHI-t.

Gazetari Elvi Fundo thotë se dëshmia e Mërtirit ndodhet në SPAK, ndërsa nuk dihet nëse gjatë saj ka përmendur emra konkretë.

Sipas Fundos, në intervistën e dhënë për producentin e huaj, Mërtiri shfaq një USB me fatura dhe emra personash. Gazetari theksoi se hetimet për inceneratorin e Tiranës janë ende të hapura dhe se dëshmia e Mërtirit mund të sjellë të dhëna të reja, duke e çuar çështjen edhe më larg.

Ai shtoi se, nëse Mërtiri vendos të flasë, mund të përmenden edhe emra të rëndësishëm, por këto mbeten pretendime që duhet të verifikohen nga drejtësia.

“Mirel Mërtiri ka humbur dy gjyqet dhe do ekstradohet. Mërtiri ka folur për një producent të huaj. Ai tregon një USB me fatura dhe emra të njerëzve. Është dhe çështja e AKSHI-t brenda të njëjtit dokumentar. Janë dy materiale, sepse gazetari ka qenë në Tiranë, ai që ka bërë materialin.

Mërtiri ka qenë truri i inceneratorëve. Ka qenë në Vjenë. Dëshmia e Mërtirit është në SPAK. Ka shkuar prokurori dhe e ka marrë dëshminë. Di që ka dhënë një dëshmi, a ka akuzuar Klodian Zoton apo Veliajn nuk e di. Di që ka dëshmuar, tani duhet të presim ‘bombën’.

Mirel Mërtiri është dënuar për inceneratorin e Elbasanit, bashkë me të e pandehur është edhe bashkëshortja. Stella Gugalja është bashkëjetuesja e tij. Ai thotë si të thuash se “se sa të hyj unë në burg me gruan, më mirë të tregoj shokët”.

Për Elbasanin dhe Fierin hetimet janë mbyllur, hetimi për inceneratorin e Tiranës nuk është mbyllur dhe këtu mund të nxjerrë shumë. Nëse ai është i mbytur, minimalisht do shkojë tek Bashkia e Tiranës dhe pse jo tek kryeministri.  Këto janë fakte që duhen vërtetuar”, tha ai.

Sipas gazetarit, USB-ja dhe intervista me producentin e huaj janë një shantazh i hapur. Fundo thekson se në USB është edhe çështja e AKSHI-t.

“Mirel Mërtiri është në grahmat e tij të fundit. Ka humbur të gjitha gjyqet në Austri. Duke qenë se ka humbur gjyqin ka përdorur kartën e fundit. Ky më duket shantazh i hapur. Mërtiri dhe Zoto vetëm te inceneratori i Tiranës kanë zhdukur 130 milionë euro.

Mërtiri ka folur për një producent që ka ardhur në Tiranë. Ai ka konatktuar dhe Ahmetajn por ka refuzuar të flasë. Mërtiri duhet të dalë të flasë. Në USB është dhe çështja e AKSHI-t dhe çështja e inceneratorit”, tha Fundo.

Fundo ka zbuluar një detaj të ri në lidhje me Mërtirin. Ai tha se Mërtiri e ka dhënë dëshminë e tij për një prokuror të SPAK-ut dhe dëshmia e tij tashmë ndodhet në SPAK.

“Te inceneratorët Mërtiri është truri që e di çdo gjë. Ai ka qenë në Panama, në Zimbabve, Bagdat dhe Iran.

Për shkak të humbjes në Austri ai ka kërkuar një prokuror për t’i dhënë dëshminë. Një prokuror ka shkuar dhe ka marrë dëshminë e Mërtirit dhe është në SPAK.

A ka akuzar bashibuzukët e bashkisë, a Veliajn nuk e di kë ka akuzuar. Mirel Mërtiri problemin e ka te Tirana”, deklaroi Fundo.

Më tej shtoi se Mirel Mërtirë ka hyrë dhe në borxhe të mëdha për shkak të humbjes së gjyqeve. Sipas atij ka kërkuar para borxh bizneseve në Tiranë.

“Mirel Mërtiri ka kërkuar dhe lekë borxh bizneseve në Tiranë”, nënvizoi Fundo.

Fundo u shpreh se i mbyturi të mbyt dhe nuk është çudi që të hedhë dhe alibi dhe me kryeministrin.

“I mbyturi të mbyt. Do shkojë te Bashkia e Tiranës, pse jo dhe te kryeministri. Nuk është çudi që të hedhë alibira dhe me kryeministrin”, tha Fundo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *