Deklarata e fortë: Nusja e nipit të Enver Hoxhës ka patur marrëdhënie intime me shoqen e ngushtë
Gazetari Elton Tozaj ka hedhur një tjetër deklaratë që pritet të ngjallë diskutime në rrjet, këtë herë duke lidhur emrin e këngëtares Rezarta Shkurta me atë të modeles Afroviti Gogës dhe një histori të hershme mes tyre.
Në një reagim lidhur me mundësinë që Rezarta Shkurta të bëhet pjesë e “Big Brother”, Tozaj shkruan se, nëse këngëtarja do të ftohej në reality show, do të dëshironte që ajo të hynte së bashku me Afroviti Gogën, ish-shoqen e saj të ngushtë.
“Nëse Rezarta Shkurta do ftohet në Big Brother, siç ka kërkuar vetë prej katër vitesh, do doja të ftohej bashkë me Afroviti Gogën, ish-shoqen e saj të ngushtë”, shkruan gazetari.
Por Tozaj nuk ndalet me kaq. Ai ngre edhe një pretendim për natyrën e marrëdhënies që dy vajzat kanë pasur dikur, duke shkruar se, sipas tij, “të dyja vajzat kishin një marrëdhënie më shumë se thjesht shoqëri me njëra-tjetrën”.

Një detaj që e bën edhe më të bujshme deklaratën është kënga “Budallaçkë e vogël”, të cilën Rezarta Shkurta e interpretoi në “Kënga Magjike” në vitin 2010. Kënga është dokumentuar si pjesë e repertorit të saj të asaj periudhe.
Rezarta Shkurta është nuse e Ermal Hoxhës, nip i diktatorit Enver Hoxha.
Ermal Hoxha s’është një emër i panjohur.
Vite më parë ai u arrestua për trafik droge dhe bëri disa vite burg.