Darka sekrete në Dhërmi që mund të shuajë protestën e Tiranës
Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh është duke pushuar në Dhërmi me familjen.
Orët e fundit ndërkohë, në rrjet po qarkullon një foto e tij me Aleks Sorosin.
Foto pretendohet se është bërë këto ditë, në një nga restorantet e Dhërmiut.
Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por Soros prej disa kohësh, është aluduar në disa media, se qendron pas protestave të Tiranës, duke qenë se ai ka qenë mik i ngushtë i Erion Veliajt dhe bën përgjegjës ër arrestimin e tij, pikërisht Edi Ramën (kështu përflitet në korridoret e politikës).
Rama nuk e ka përmendur kurrë me gojën e tij, por ka thënë disa herë, se pas protestës qendrojnë dhe armiqtë e Trump.
Dhe armiku kryesor i presidentit Trump, është pikërisht Soros.
Rama ndërkohë, është ndër të vetmit politikanë, që e ka mirë edhe me familjen Trump, por edhe me Soros (të paktën deri para protestës).
Nëse foto e darkës me Soros është e këtyre ditëve, atëhere ka shumë pikëpyetje, duke parë zhvillimet e fundit të këtyre dy muajve e gjysëm, që kur kanë nisur protestat.
Ndoshta Rama dhe Soros janë pajtuar!
Ende nuk dihet, por kjo do të shihet nëse do të reflektohet në protestën që mbahet në Tiranë!