3 Tetor, 2026

“Çfarë nuk kemi parë akoma?” – Artan Hoxha paralajmëron tronditjen e politikës, nga faktet që do nxjerrë Mirel Mërtiri

 “Çfarë nuk kemi parë akoma?” – Artan Hoxha paralajmëron tronditjen e politikës, nga faktet që do nxjerrë Mirel Mërtiri

Dokumentari që pritet të publikohet në Austri, ku protagonisti kryesor është Mirel Mërtiri, ka rikthyer në vëmendje çështjen e inceneratorëve dhe pretendimet për pagesa e transferta që lidhen me këtë dosje.

Në emisionin “MaShqip me Flamur Vezaj”, gazetari Flamur Vezaj ngriti pikëpyetje mbi materialet që mund të bëhen publike nga Mërtiri, duke folur për emra, transferta bankare, fatura dhe të dhëna mbi persona të ndryshëm që, sipas pretendimeve të ngritura në emision, mund të jenë përfitues të pagesave.

“Çfarë nuk kemi parë akoma?”, e pyeti Vezaj gazetarin Artan Hoxha, duke e lidhur këtë çështje edhe me zhvillimet e tjera të fundit që kanë prekur institucionet shqiptare.

Vezaj tha se Mërtiri ka paralajmëruar publikimin e transfertave bankare, faturave dhe të dhënave për kompanitë dhe përfituesit fundorë, duke ngritur pikëpyetjen nëse dokumentari mund të sjellë elemente të reja për historinë e inceneratorëve.

Nga ana tjetër, Artan Hoxha tha se nuk pret domosdoshmërisht që dokumentari të sjellë prova krejtësisht të panjohura për publikun shqiptar.

“Unë nuk besoj që ka lënë ndonjë gjë pa nxjerrë ky Mërtiri”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se Mërtiri shfaqet për herë të parë publikisht në një intervistë me zë dhe figurë.

Sipas Hoxhës, dokumentari ka në qendër kryeministrin e Shqipërisë dhe pretendimet për korrupsion gjatë qeverisjes së tij, ndërsa historia e inceneratorëve është një prej elementeve kryesore të trajtuara.

Hoxha u shpreh gjithashtu se publikimi i materialeve nuk duhet parë automatikisht si provë e drejtpërdrejtë ndaj personave të përmendur në debatin publik.

“Mos prisni që Mërtiri të nxjerrë numër llogarie që i ka çuar lekët Edi Ramës, kjo është gjë e re”, tha gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *