26 Tetor, 2026

Burri shef policie, gruaja prokurore – Denoncimi i avokatit: Çifti i bashkëshortëve, që po trazon Gjirokastrën (pas Sarandës e Delvinës)

 Burri shef policie, gruaja prokurore – Denoncimi i avokatit: Çifti i bashkëshortëve, që po trazon Gjirokastrën (pas Sarandës e Delvinës)

Nga Arben Llangozi, avokat

Atentat me eksploziv në zemër të Gjirokastrës, para derës së Komisariatit të Policisë! Një tmerr i vërtetë!

Gjirokastra është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim me eksploziv ndaj një automjeti në lëvizje, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë derës së Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur Beqir Devolli(humbi jetën më pas) dhe Rigers Mela, të cilët janë transportuar në spital.

Një ngjarje e rëndë kriminale që ka goditur sigurinë publike në një qytet që prej vitesh është njohur për qetësinë dhe kontrollin e territorit nga organet ligjzbatuese.

Por sot, kur në krye të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është Agim Troci, një ngjarje e tillë ngre pikëpyetje të mëdha për funksionimin e policisë dhe përgjegjësinë e drejtuesve të saj.

Agim Troci ka ushtruar më parë detyra në strukturat policore të Sarandës dhe Delvinës, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana Belishta, ka ushtruar funksionin e prokurores në të njëjtin rreth.

Këtu nuk flasim për një lidhje të largët familjare, por për marrëdhënien bashkëshortore ndërmjet një drejtuesi policie dhe një prokuroreje që ushtrojnë funksione në institucione të lidhura drejtpërdrejt me hetimin penal dhe në konflikt i pastër interesi deri në korrupsion.

Silvana Belishta ka qënë e implikuar me çështjen e Pando Papuçit, ku prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur”, pavarësisht se ai i ishte shmangur drejtësisë.

Pando Papuçi është liruar brenda tri orëve, ndërsa  për këtë vendimmarrje janë paguar 30.000 euro në prokurori dhe 25.000 euro në gjykatë.

Atentati i raportuar në Gjirokastër kërkon reagim të menjëhershëm të drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Si mund të ndodhë një shpërthim i tillë pranë derës së komisariatit? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e krimit? Kush do të japë llogari për sigurinë e qytetarëve?

Agim Troci, si drejtues i komisariatit dhe ai është personi përgjegjës. Por Gimi e ka mëndjen te paret. Për gerrmime toke e quan ndërtime pa leje dhe i ka kërguar një qytetari 400.000 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *