14 Korrik, 2026

Berat Buzhala sulmon Dua Lipa-n, pse doli pro protestës: Edhe ti ke një vilë në Sarandë, në zonë të mbrojtur

 Berat Buzhala sulmon Dua Lipa-n, pse doli pro protestës: Edhe ti ke një vilë në Sarandë, në zonë të mbrojtur

Berat Buzhala ka sulmuar këngëtaren e njohur Dua Lipa, pasi kjo e fundit kritikoi Qeverinë shqiptare për rastin e Zvërnecit.

“Edhe Dua Lipa kish dale pro protestes. Ani moter, edhe ti ke ndiku pak me u rrite frustrimet ne Shqiperi. Ajo shpija jote ne Kep Merli eshte ne zone te mbrojtun.

Biles, nuk po e them per te keq. Shume mire qe ta kane dhane shpine, me ose pa pare, ama mos ia nxjerr fundin me u paraqite naive, kishe nuk po e din pse po protestohet.

Po protestohet, sepse shumica po mendon qe pakica ka perfitu. Pakice ketu eshte edhe Dua.

Mandej, mos harro e dashtun Dua, kur u bo debati i madh ne Kosove me ta dhan do toke – jo ty, por projektit tane, Sunny Hill’it.

Eh, dulen shumeeeee veta, perfshi qeverine, e thojshin “pseeee me ia dhane fale token, ajo me fitu prej tokes tone”.

Na, disa, dilshim e thojshim “perfitimi eshte me i madh se sa cmimi i tokes”.

Nejse, Dua, e komplikume pak.

Perndryshe, une qiky qe jam, e kam kritiku edhe Duan edhe Riten, per mbeshtetjen qe ia jepshin Erion Veliajt para zgjedhjeve – kam interviste te Syri.

E tash qysh? Tash me protesten a?

Osht mire edhe ndryshimin e qendrimeve me e bo me nifar karari, e jo keshtu….”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *