Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Memaliajt, ku një makinë është përmbysur anës rrugës.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Në vendngjarje ndodhet policia, teksa pritet më shumë informacion nga autoritetet në vijim.