Benet Beci del në përgjime duke marrë 750 mijë euro, Kraja nuk e arreston prej vilës që ka marrë
Nga Myslim Murrizi
Kjo eshte pasuria e deklaruar e Benet Becit, ish- drejtor i Fondit Shqiptar te Zhvillimit 8 vjet ne qeverisjen e PD 2005-2013,4 vjet ne qeverisjen e Rames 2013-2017 dhe 4 vjet drejtor i KESHIT 2017-2021, pastaj 2 vjet deputet i Rames 2021-2023 dhe prej vitit 2023 prej 3 vitesh kryetar i Bashkisë Shkoder.
Del ne pergjime qe merr duke u tallur 750 mij euro dhe qelbaniket e SPAKU-t e hetojne ne gjendje te lire dhe ky kerkon gjykim te shkurtuar sipas pazarit qe ka bere me enverist Arben Krajen qe e ka “qerasur” me nje vile te “vogel” ne Lalz.
Djali i tij si shumë vemje te tjerë eshte punesuar ne Banken e Shqiperis sepse Banka e Shqiperis eshte kthyer ne parajse ku “strehohen” familjaret e politikaneve.
Pasuria e ‘çmendur’ e Benet Becit, i biri poste në administratë, kryebashkiaku paranoi gjykim të shkurtuar për tenderin 700 mijë euro dhe i shpëtoi hetimit pasuror
Një pjesë e pasurisë së Benet Becit me burim kursime
Vilë luksoze në Prush, Tiranë
Apartament 244 m2, 170 mijë euro
Vilë 500 m2, 300 mijë euro
Truall + Ndërtesë 947 m2, 200 mijë euro
Shtëpi 200 mijë euro
Vilë në Gjirin e Lalëzit, 47 mijë euro
Shtëpie banimi 59 m2, 5 960 lekë
Shtëp banimi 80 m2, 1 800 000 lekë (përfituar si i pastrehë nga shteti)
Shtëpi banimi 79 m2, 3 500 000 lekë
Apartament, 81 m2, 47 mijë euro
Apartament në Tiranë
Apartament 81 m2 në Durrës dhe truall 431 m2, 800 mijë lekë
Truall 2700.00 m2, 135 mijë euro
Truall 431 m2, 800 mijë lekë
Pyll 6 mijë m2
Pyll 6 mijë m2, 400 mijë lekë
Arrë 3 mijë m2, 360 mijë lekë
Makinë 27 mijë euro
Makinë 47 mijë euro
Makinë 33 mijë euro
Makinë 9.6 mijë euro
Motorr, 9.6 mijë euro
Makinë, 5 mijë euro
Makinë “Dacia Sandero”, 10 mijë euro
Makinë “NISSAN QASHQAI”, 21 mijë euro.
Makinë Volksëagen Pasad CC, 9 mijë euro
Ndryshe nga shumë të rinj dhe reja, të cilët pavarësisht rezultave në shkollë, presin me vite për të gjetur një punë në administratë, për Edon Becin, djalin e kryebashkiakut të Shkodrës Benet Becin, drejtorin që u ka mbijetuar ndryshimeve të pushtetit, karriera në administratë ishte e shtruar nga lidhjet e babit, ishte e lehtë dhe madje duke ndërruar institucionet kur të donte dhe sa herë të donte.
Pasi kreu studimet në Angli me para me burim të dyshimtë, Edon Beci nisi punë në vitin 2016 si specialist në sektorin e përafrimit të legjislacionit dhe procedurave tek Autoriteti i Konkurrencës.
Në të njëjtën kohë, Edon Beci u punësua gjoja si administrator provimesh në Tirana Training Center, një qendër e Benet Becit, në të cilën janë qarkulluar qindra mijëra euro. Qendra është në pronësi të bashkëshortes së Benet Becit, Fitore Beci, me nipt L61404017A.
Në vitin 2018, Edon Beci hap një bar kafe në Vuno të Vlorës, buzë detit, në një ndërtesë njëkatëshe, si person fizik, përmes niptit L86805217R, me emër tregtar B Rental & Estate. Hapja e një lokali dhe stacion plazhi dikton një investim dhjetëra mijëra euro. Në rastin konkret, nuk deklarohet as vlera e investimit dhe rrjedhimisht as burimi.
Në vitin 2019, Edon Beci punësohet (dyshohet fiktivisht) në kompaninë e Besnik Leskajt, ABKONS. Më vonë, në vitin 2020, Benet Beti, ka firmosur një tender për kompaninë e Abkons të Besnik Leskajt.
Faktet flasin për një aferë korruptive, ku nga njëra anë Besnik Leskaj i ka marrë në punë djalin, nga ana tjetër Benet Beci ka firmosur tender për kompaninë e Besnik Leskajt. Kompania Abkons ka marrë miliona euro tendera edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar më herët nga Benet Beci. Ky i fundit vijon të marrë pjesë në borde dhe këshilla drejtuese të FSHZH.
Në vitin 2021, Benet Beci e punëson të birin në Bankën e Shqipërisë, i njohur si oazi ku strehojnë familjarët politikanët dhe oligarkët, për shkak të pagave të larta, komoditetit dhe punës fiktive. Edon Beci qëndroi në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2025, kur u emërua në Kuvendin e Shqipërisë, si këshilltar i Elisa Spiropalit, asokohe kryetare e Kuvendit.