Avokati i Ramës: Protestuesit zagarë vajtën në hale të gomarit, ne jemi në plazh o na marshi të keqen
Avokati publik i Edi Ramës, Idajet Beqiri, ka sulmuar si kamikaze, protestuesit që dalin çdo natë para Kryeministrisë.
“Protesta! Degradim i plotë, maskaradë e vërtetë, bënë dhe ç’bën, e vajtën “në hale të gomarit”, thotë populli! Shkuan te Sali Karaxhiçi, në vrimë të Serbisë! Nxorrën arkivolin e 14 shtatorit 1998 dhe u vërsulën te Kryeministria. Nuk gjetën dot një Azem t’a futnin brenda, por gjakatarët e Sali Berishës duan Edi Ramën, domethënë Shqipërinë dhe shqiptarët brenda atij arkivoli!
Kush janë sot në protestë? Gjithsej 3000 vet, domethënë janë shtuar “çetnikët” e Kosovës dhe të Flamës së Tetovës. Gashi, zagari që thotë “babai im është Sali Berisha”, u përpoq të n’a mbushte mëndjen se ishin në rrugë 150 mijë! Shikoni o popull sa janë!
Pra 3 mijë vet, zagarë të vërsulur e të paguar nga Sali krimineli, (shikoni kush flet dhe çfarë fjalori kanë, sërbofilë që ka nxjerrë nga hunda Sali Karaxhiçi) ulërijnë vetëm që të sfumojnë goditjen e këtij krimineli nga krimi i Gërdecit, nga krimi i 21 janarit, nga gjenocidi i 1997-ës.
3 mijë mjeranët e Saliut, që me zërin e çjerrë thonë “Rama në burg (pa asnjë akuzë konkrete)” dhe me zërin e mekur “Berisha në burg (me një mal të madh krimesh, me 10 mijë të vrarë, me 2 milionë shqiptarë të hedhur në det e në malet e botës), këndojnë “Rama jepe dorëheqjen”.
Ndërsa mbi 1 milion votues të Qeverisjes aktuale që jemi në punë, në shërbim të atdheut, që jemi në kafe, në plazhe, duke shijuar Kampionatin Botërore, me të njejtën “melodi” brohorasim “O na marrshi të keqen”! Rroftë Demokracia, e cila është VOTË, jo rrugë…”, shkruan ai.