11 Shtator, 2026

Ana e errët e ministres së re të Shëndetësisë

 Ana e errët e ministres së re të Shëndetësisë

Deputetja Klodiana Spahiu është emëruar nga kryeministri Edi Rama ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila deklaroi dorëheqjen një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë. Spahiu është deputete e Partisë Socialiste që nga viti 2009. Klodiana Spahiu është derivat dhe investim i Vangjush Dakos, i arrestuar nga SPAK dhe i dënuar nga GJKKO për afera kur ishte kryebashkiak i Durrësit.

Vangjush Dako është shpallur non grata nga SHBA-të për korrupsion madhor, pastrim parash dhe lidhje me grupet kriminale. Gjushi, përpos të tjerave, ka deklaruar një pallat me vlerë 70 milionë lekë. Pas daljes nga burgu, Gjushi është faktorizuar sërish në Durrës, sidomos pas largimit me gjithë paratë të Ad Çelës dhe goditjes së Gys Agasit. Me emërimin e Klodiana Spahiut, Gjushi tashmë pritet të fusë në dorë spitalet, Fondin dhe tregun e ilaçeve.

Ndërkaq, deputetja Spahiu ka një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, me burim të ardhura nga pagat e saj dhe të bashkëshortit, Eduard Spahiu. Ky i fundit, krahas punës si mjek në Spitalin e Durrësit, posedon edhe një klinikë private nga e cila deklaron fitime në vit deri në 200 mijë euro.

Apartament 2 + 1 dhe ambiente ndimës, 20 mijë euro

Njësi 180 m2, 120 mijë euro, dhuratë

Apartament 109 m2, 120 mijë euro

Apartament 78 m2, 100 mijë euro

Apartament 78 m2

Apartament 58 m2

Apartament 54 m2

Apartament 60 m2, 48 mijë euro

Apartament 145 m2, 65 mijë euro

Apartament, 113 m2, 20 mijë euro

Apartament 60 m2, 48 mijë euro

Klinikë mjekësore, 74 m2, 30 mijë euro + 37 mijë euro pajisje

(bashkëshorti)

Shtesë 39 m2 e apartamentit 60 m2

Ullishte 426 m2, dhuratë nga babai

Ullishte 1574 m2, dhuratë nga babai

Makinë 30 mijë euro

Makinë, 24 mijë euro

Të paktën 11 apartamente dhe shtesa apartamentesh rezultojnë kryesisht në emrin e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, por edhe bashkëshortit të saj, Eduard Spahiu. Pasuritë janë deklaruar në vlera të ulëta në raport me vlerën e tregut, ndërsa në disa raste mungon vlera e tyre. Gjithashtu, bie në sy që të ardhurat e Eduard Spahiut si person fizik nga klinika e tij mjekësore janë dhjetëfishuar vitet e fundit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me rritje të aktivitetit real, krahas punës në spitalin publik Durrës, apo me një skemë pastrimi parash për të justifikuar pasuritë e paluajtshme.

(Eduard dhe Klodiana Spahiu)

Prej vitesh, çifti Eduard dhe Klodiana Spahiu deklarojnë të ardhura nga puna te Spitali dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i njohur ndryshe edhe si Spitali i Tritan Shehut, deputet i përhershëm i PD-së. Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është akuzuar për pastrim masiv parash, skema mashtrimi, falsifikime, zaptim pronash, shitje diplomash etj.

Madje presidenti i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, prifti nga Kameruni Jerome Ndo Mih, në 26 janar 2023, u kap në flagrancë gjatë kontrollit në Rinas me një çantë me euro të padeklaruara, të cilat po tentonte t’i largonte nga Shqipëria. Kapoja e të ashtuquajturit universitet Jerome Ndo Mih arriti t’a mbyllte çështjen penale me dallavere, duke vijuar largimin e parave të pista me çanta nga Shqipëria.

Pronari faktik i Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” dyshohet se është Tritan Shehu, i cili si për ironi, dikur iu bashkua aksionit të Enver Hoxhës për të shembur kishat dhe xhamitë. Tritan Shehu deklaron çdo vit rreth 50 mijë euro të ardhura nga Zoja e Këshillit të Mirë.(Prapaskena)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *