20 Shtator, 2026

Albert Malaj përvesh mënget dhe i përgjigjet Kumbaros e Tërmet Peçit nga kantieri i punës

 Albert Malaj përvesh mënget dhe i përgjigjet Kumbaros e Tërmet Peçit nga kantieri i punës

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, nuk i është përgjigjur direkt letrës së Mirela Kumbaros dhe Tërmet Peçit, që e akuzonin se nuk po punon.

Ai ka publikuar disa foto, ndërsa po punohet për rregullimin e taracave problematike të disa pallatave në Memaliaj.

“Ka nisur puna për izolimin e taracave të disa pallateve problematike në qytetin e Memaliajt.

Prej disa ditësh po punohet për rehabilitimin e taracave, duke nisur me pastrimin e inerteve, heqjen e shtesave dhe depozitave të ujit, nivelimin me shtresë të varfër dhe aplikimin e primerit, për të vijuar më pas me shtresat e tjera të sistemit të izolimit.

Ky ka qenë një problem serioz dhe i hershëm për banorët. Për dekada, soletat e këtyre pallateve nuk kanë garantuar izolimin e nevojshëm dhe, sa herë binte shi, uji depërtonte në apartamente, duke dëmtuar edhe fasadat e pallateve, ku mungonin edhe tubat e shkarkimit.

Ky investim, i financuar nga fondi i Bashkisë Memaliaj, është një ndërhyrje e domosdoshme dhe jetike për përmirësimin e kushteve të banimit, si dhe për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të banorëve.

Bashkia i çon fondet aty ku janë nevojat reale të qytetarëve: për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre,ndërsa Mirela Kumbaro dhe qeveria zgjedh t’i çojë 4.3 miljon nga fondi emergjencave për këngëtarin Kanye Ëest .

Ne do të vazhdojmë të investojmë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë”, shkruan ai, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga puna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *