5 Qershor, 2026

Aktori Ilir Hunçi, kundër protestuesve: Sa turp, ju ta keni për nder që vjen SHBA dhe investon në Shqipëri

 Aktori Ilir Hunçi, kundër protestuesve: Sa turp, ju ta keni për nder që vjen SHBA dhe investon në Shqipëri

Aktori Ilir Hunçi, që prej vitesh jeton në SHBA, ka reaguar i revoltuar kundër protestave të këtyre ditëve.

“I pari investim serioz që i vjen Shqipërisë,që kur shqiptarët pretendojnë se ekzistojnë në fillim si popull dhe pastaj si komb.

Dhe vjen nga shteti më i fuqishëm i botës dhe shteti më mik në historinë e shqiptarëve, SHBA!

Miqësinë e të cilit shqiptarët e kanë të provuar dhe të stërprovuar! Miqësia me të cilin, është garancia më e madhe e ekzistencës së Shqipërisë dhe Kosovës!

Sikur i ligu i të liqve të ish Edi Rama dhe sikur 1001 të zeza t’i kish bërë këtij populli, mjafton që ky super investim bëhet nga njerzit më të rëndësishëm të shtetit më të rëndësishëm të botës dhe mikut më të madh dhe më të rëndësishëm të shqiptarëve, asnjë shqiptar që e do sado pak këtë vend, nuk duhej jo vetëm të protestonte, por as të hapte gojën!

Ne, shqiptarët duhet ta kuptojmë, se nuk jemi ne ata që po u bëjmë nder amerikanëve në këtë investim! Janë amerikanët që na bëjnë nder ne!

Ne, që kemi 36 vjet, që kemi shkatërruar gjithshka në këtë vend!

Ne, që kemi “ndërtuar” një Shqipëri, që duhet t’a shëmbim dhe rifillojmë ndërtimin nga e para.

Ne, që duhet të na vijë turp nga fëmijët dhe nipat tanë, kur shohin e do të shohin, se ç’farë Shqipërie u kemi ndërtuar në 36 vitet e lirisë dhe demokracisë, të kthyra në vite të rrumpallës dhe anarkisë dhe që sot dalim e protestojmë nga frika se mos 4 miliard eurot e amerikanëve, na vjedhin atdheun dhe na prishin dhe shkatërrojnë mjedisin shqiptar! Sa turp”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *