Ish-drejtuesi i Policisë, thirrje kolegëve të vet: Dorëzoni detyrën, ju nuk jeni mercenarë që bliheni për 2.5 mijë euro
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, iu ka bërë thirrje kolegëve të vet, që të dorëzojnë detyrën.
Sipas tij, ata nuk mund të shiten për 2.5 mijë euro.
“Të përballësh punonjësit e Policisë me zemërimin e qytetarëve, me gurët e molotovin dhe më pas të mendosh se pakënaqësinë, zhgënjimin dhe dinjitetin e tyre mund t’i kompensosh me 2.500 euro, është një konceptim thellësisht cinik i marrëdhënies së shtetit me uniformën.
Për të ashpërsuar reagimin e Policisë Shtetit kundra studentëve, kryeministri Rama i’u premtoi shpërblim, është e turpshme dhe kriminale të nxisësh nëpërmjet shpërblimit radikalizimin e reagimit policor kundra protestuesve.
Ju bëj thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe trupës policore të dorëzojnë detyrën dhe të mos mbrojnë arrogancën e pushtetit.
Kur respekti institucional zëvendësohet me shpërblime financiare, nuk kemi të bëjmë me vlerësim, por me përpjekjen për t’i vendosur një çmim dinjitetit”, shprehet Premçi.