17 Tetor, 2026

Bledi Çuçi dhe gruaja e tij përplasen me studenten në avion, Delina Fico e kap për flokësh dhe e godet

 Bledi Çuçi dhe gruaja e tij përplasen me studenten në avion, Delina Fico e kap për flokësh dhe e godet

Një studente është përballur në avion me deputetin socialist Bledi Çuçi dhe bashkëshorten e tij, Delina Fico.

Në videon e publikuar, dëgjohet teksa e reja i drejtohet socialistit me fjalët “më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”.

Çuçi, Fico dhe studentja shkëmbejnë replika në avion. Gjatë këtij debati, studentes i është marrë edhe telefoni nga dora.

Studentja thotë se Fico madje e ka goditur dhe e ka kapur për flokësh.

Aktivistja: Sapo më kërcënove që do të më heqësh nga shkolla.

Çuçi: Je shumë rëndë.

Delina Fiço: Gjynah që mbushur me kaq shumë urrejtje.

Aktivistja: Do të më heqësh nga shkolla?

Cuçi: Jo.

Aktivistja: Po çfarë do të më bësh?

Cuçi: Do të jap master.

Aktivistja: S’ka gjë se e fitoj vetë.

Çuçi: Hajde ule këtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *