25 Shtator, 2026

Flamur Golemi shkon tek dervish Mikeli të “pajtohet” me Pirro Dhimën

 Flamur Golemi shkon tek dervish Mikeli të “pajtohet” me Pirro Dhimën

Prej disa javësh në Gjirokastër ka nisur një luftë e nëndheshme, për kandidatin e ardhshëm për kryetar të Bashkisë.

Flitet se Flamur Golemi nuk do të kandidohet më nga Mirela Kumbaro dhe Edi Rama.

Si kandidat i mundshëm po përflitet Pirro Dhima.

Disa portale pranë këtij të fundit, kanë nisur sulmet ndaj Golemit dhe lavdet ndaj Dhimës.

Por Flamur Golemi këtë mëngjes, është shfaqur pikërisht me Pirro Dhimën, teksa ka postuar edhe një foto.

“Mëngjesi nis ndryshe me Dervish Mikelin.

Kafe, biseda, punë e ide… por mbi të gjitha, qetësi, energji e mirë dhe pozitivitet.

E njëjta energji që ai përcjell çdo ditë në Turan, me përkushtim dhe empati ndaj qindra besimtarëve”, shkruan ai.

Me sa duket kanë shkuar të pajtohen tek dervish Mikeli, por vështirë se e ndalin përçarjen.

Aq më tepër kur në mes luhet një post i rëndësishëm, si ai i kryebashkiakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *