Batoni, Braçe dhe “Besa” e Ramës
Ditën që Rama jep besën, Erion Braçe flet për “vrasje politike” brenda PS-së, ndërsa Baton Haxhiu shpall fitoren e Ramës ndaj Revolucionit të Flamingove, një fitore e shprehur me përulësi vizionare, madje, e cila bart trajtimin e të mposhturit me dhembshuri.
Nuk e gjej dot se cili nga këto është më nonsens se sa tjetri! Braçe nga nënvetëdija po thotë se rrjedhja në media e sharjeve që Rama thuhet se i ka bërë Braçes është e barabartë me “vrasje politike”, pra që ai nuk ekziston politikisht jashtë vullnetit të Ramës dhe se, jo sharjet e Ramës ndaj tij, por rrjedhja e tyre në media rrezikon ta vrasë atë politikisht. (Gj.E)