Fjalimi i dorëheqjes
Nga Ervin Goci
Sot qe pata mundesi te degjoj ndonje pjese te fjalimit te kryeministrit, e mund te them pa asnje medyshje qe ai fjalim i djeshem eshte fjalimi i doreheqjes. Cilet jane treguesit?
Fjalimi ngjan sikur eshte shkruajtur ne vitin 2013 ku po behej fushate per te lidh Besen, sot pas 13 vitesh Besa eshte bere Pilivese.
Asnje germe politike, asnje ze nga strukturat, asnje veprim institucional, thjesht kompozim skenografik ceremonial per te treguar kush eshte shefi nje arradhe vulehumburisht te zhveshur nga çdo atribut politik.
Kur te meket veprimi politik, kur ti i flet popullit si turme tifozash, nuk ke asgje per t’ju ofruar.
Shoh neper rrjetet sociale sa mobilizon ne kuptimin politik e institucional çdo fjale ne gojen tij, dhe kam vene re qe fjalet ne gojen e tij vdesin ne momentin qe artikulohen.
Pra zgjidhesi eshte problemi, kapesi i çdo pushteti eshte dhe gozhda qe duhet hequr, ka nje refuzim organik, nje diagnoze e padiskutueshme qe ka vetem nje kure, DOREHEQJEN.
As organizata dhe formacione civile nuk i shkojne me ne takim, madje dhe BE-ja i flet ne forme ultimative, ose ploteso kritetet ose tretu tutje.
Ai eshte nje kufome ne karrike qe ne çdo minute te dites firmos nje koncension per t’u kthyer hesapin fajdexhinjve me te cilet ka copetuar Shqiperine.
Nje i pafuqishem “d’intendere e volere”, pra pa vullnet, pa liri, se ne fakt doreheqja nuk eshte skllaveri, perkundrazi eshte liri, ndoshta akti i fundit i lire i nje politikani.
Njeri i mbaruar, i zene gafil ne tradhti dhe qe Besen e perdor si garanci financiare per te shtyre dhe pak dite para se te burgoset jo vetem fizikisht, por ne hulline e harreses.
Vjen nje kohe, qe perveç statusit, kredibilitetit, legjitimitetit politik, degjeneron çdo element simbolik qe perben njeriun.