“Visi ishte student në Parma, shkoi me bursë”, babai i Ervis Martinajt rrëfen anën tjetër të të birit: I dhuroi shtëpi Eljo Hatos se i shpëtoi jetën
Mustafa Martinaj është paraqitur sërish këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka kërkuar rikthimin e pasurive të sekuestruara dhe drejtësi për djalin e tij, Ervis Martinajn, për të cilin pretendon se është vrarë dhe për këtë fakt SPAK është vënë në dijeni.
Gjatë dëshmisë së tij, ai ka folur gjatë për jetën dhe aktivitetin e të birit, duke thënë se Ervisi ka studiuar në Itali, në Parma dhe më pas është kthyer në Shqipëri për të jetuar pranë familjes. Sipas tij, i biri ka qenë një djalë “shembullor” dhe që nuk i ka krijuar asnjëherë probleme, ndërsa më pas është përfshirë në biznesin e pikave të lojërave të fatit me licencë.
“Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë se mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo. Mati union e kam pasur unë është llogari transfertash, llotari fati unë personalisht skam pasur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve”, tha babai i Vis Martinajt, ndërkohë që një tjetër detaj që ai ka zbuluar është se një nga banesat që është sekuestruar i është dhuruar nga i biri Eljo Hatos, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar jetën.
“Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit”, shtoi ai.
Në dëshminë e tij, Martinaj ka mohuar që i biri të ketë pasur pasuri të tjera të mëdha të padeklaruara, duke shtuar se ai ka jetuar kryesisht me aktivitetin e tij dhe më pas me familjen deri në zhdukjen e tij në gusht të vitit 2022.
Deklarata e babait të Ervis Martinajt:
Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin shkollë Shqipëri, kur vajzat filluan studimet Visi u transferua që të rrinte me të motrat u transferua në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan. Banesa u mor mos gaboj fundi i 2005. Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte shkollë Itali. I la përgjysëm studimet në Itali dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia, në Itali nuk pati bërë asnjë punë. Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, një dy vajzave një visit.
Për vajzat kam marrë kredi 12500 euro, makinë e vogël markë japoneze. Asnjë lloj shqetësimi nga djali skam pasur. Kisha çelësat, dora e thatë nuk puthet. Jemi familje tradicionale malësore. Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, provimet nuk i dha, se ka marrë diplomën. Pati hapur vet i dyti, emrin s’ja kujtoj me e kërku emrin mund t’ia gjej, djalë nga Tirana, riparonin lodrat që luanin këta me kuaj. Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar tek pull i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollar cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ‘99, bandat ishin rrugës. Kam pas një makinë 2400 i çoja në bagazh, në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur, kam luajtur me kokën time, u ndodhin të tjerëve incidente.
Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë se mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo. Mati union e kam pasur unë është llogari transfertash, llotari fati unë personalisht skam pasur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe e im vlla kanë pasur prokurë për të kryer veprime me mati union, edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merrem. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tik. Jemi përballur tek Ansambli çiftelia në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë… A. Kaçorri është nipi im, Visi ishte i imi Alfio ishte djali i vajzës, është 14 vjeçar (e pyeti prokurorja çfarë marrëdhëniesh ka Ervisi me nipin). A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditelindje fjala bie 1000 € se e kam nip.
Kam dijeni që djali është dënuar me lojra fati. I kam kalu të gjitha hetimet nga Banka e Shqipërisë tek pastrimi i parave. Bisere Hato e njoh pas ngjarjes në bllok në vitin 2018 ku u plagos djali dhe është vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.
Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka pasur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjell shqetësim tek shtëpia. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka, deri në 2018 kurrë, pyesni në Laç, të flasi dikush keq, i përmendej emri me respekt.
Në 2018, ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek mua. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin, merrej kryesisht me gjueti peshku jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, 9 gusht i vitit 2022. Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi që është marrë pastaj la jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë, nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek Qemal Stafa, dijeni time asnjë pronë tjetër.
Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në 2016-2017. Ishte i mbyllur në atë kohë, kam investuar paratë e dynjasë, duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes vVsit, pas zhdukjes 23 herë më ka ardhur policia, mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla as naiv, pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.