“Saranda është kthyer si Palermo e viteve ’80, ku të heqin qafe. Drejtori i Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit janë në arrati”
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin mbi sigurinë dhe rendin në Sarandë.
Ajo tha se drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin, duke iu referuar rastit të ndërtimit pa leje.
Zhupa tha se kreu i Inspektoratit është arratisur.
“I gjithë Kuvendi e njeh dhe e ka përcjellë përmes mediave gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë.
U arrestua një shef komisariati dhe disa pjesëtarë të komisariatit, por ky parlament bën sikur nuk dinte asgjë.
Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se vendi me kriminalitetin më të lartë është Saranda.
Po çfarë masash morët ju? Jo se ishte patronazhisti. A mund t’ju informoj juve se drejtori i Policisë Bashkiake atje është një i shkarkuar dhe akuzuar për korrupsion?!
Drejtori i Inspektoratit ka ikur në drejtim të paditur.
Shkoi ministri dhe i mori në krah këta njerëz.
Ata e kanë kthyer Sarandën në një skemë krimi të ngjashëm si Palermon e viteve 80”, tha ajo.