21 Maj, 2026

Analisti kosovar: Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni

 Analisti kosovar: Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni

Politologu Nexhmedin Spahiu theksoi se duhet pranuar realiteti i tanishëm që Kosova nuk është pjesë e Shqipërisë.

Duke folur në emisionin “Off the Record”, Spahiu vuri në dukje se në Kosovë ka njerëz që e duan vendin, dhe që mendojnë se ky shtet mund të ecë paralelisht, pa e dëshiruar një bashkim me Shqipërinë.

Gjyshi im është plagosur për flamurin kuq e zi, mbi kodrat e Novi Pazarit, duke mbrojtur kufirin e sipërm të Shqipërisë në vitin 1943.

Është plagosur ka vrapuar në zjarr të hapur, e ka kapur flamurin që të mos bjerë në tokë…

Në atë kohë Kosova ishte e lumtur që të ishte pjesë e Shqipërisë, tani nuk është.

Ky është një realitet, ku në Kosovë  ka të tillë që do dëshironin që Kosova të mos ekzistonte si shtet, të ishte pjesë e Shqipërisë, që të vinte Edi Rama t’u fshihte bërllogun, plehrat.

Dhe ka të tillë që e duan shtetin e Kosovës dhe që mendojnë që Shqipëria dhe Kosova mund të ecin paralelisht”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *