21 Maj, 2026

Si janë kapur mediat e mëdha në Shqipëri, nga Veliaj dhe Balluku

 Si janë kapur mediat e mëdha në Shqipëri, nga Veliaj dhe Balluku

Andi Bushati thotë se të gjithë mediat e mëdha në Shqipëri, përveç Ramës, janë të kapura dhe paguhen nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku.

“Ne mbajmë mend që u arrestuan pesë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, 5D e famshme, tre sa ishin ata, dhe nuk bëri asnjë televizion, nga televizionet kombëtare flas, emision as atë natë, as të nesërmen në mbrëmje. Pra, u bë sikur ngjarja nuk kishte ndodhur. Se ishte Velia në detyrë. Sa e sa televizione kanë heshtur për dosjen Balluku. Pse i them këto?

I them se dua t’i lidh me një debat që është zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri dhe që u zhvilluan shumë replika midis Ramës dhe Reporterëve Pa Kufij. Reporterët Pa Kufij prapë na ulën në klasifikim dhe Rama thoshte, “Hej, si mund të thoni ju që ne jemi vend pa liri mediash? Këtu përditë shahet kryeministri nëpër televizione natë për natë. Këtu ka kaq numra portalesh që kanë shkrime kritike ndaj kryeministrit.”

Dhe liria e mediave u banalizua sikur është një statistikë. Në fakt, ç’do të thotë të kesh media të lira në Shqipëri? Të kesh media të lira në Shqipëri, do të thotë që të bëhen investigime, që në lajmet e tyre, në edicionet informative, të ketë një kronikë të thelluar. Mbani mend ju një kronikë të Top-it, të Klanit, të Vizionit, a të kujt doni, çfarë është dosja e Belinda Ballukut, çfarë është dosja e Ajolës dhe Erjonit, çfarë është dosja e AKSH-it? Zero.

Pra, edhe këto lloj intervistash janë në këtë suazë. Në suazën e mediave të kapura që vetëm një mision nuk bëjnë, të informojnë publikun. Mund ta shtrijmë më tej këtë. Njësoj si intervista e Karçanajt, është, shikoni kur bën ë raportin e përvitshëm Departamenti i Shtetit. Shikoni gjithë televizionet kombëtare. Japin të gjitha anët pozitive, i nxjerrin në tituj dhe ku ka kritika, i fshehin. Është njësoj kur botohet raporti i përvitshëm i progresit të Bashkimit Europian.

Fshihet gjithçka që është kritike dhe trumpetohet gjithçka që mund të quhet pozitive për, për qeverinë. Gjehen dhe nxirren nga fundi i dheut disa ditëzi eurodeputetë apo parlamentarë dhe thonë që thonë sa i madh është Edi Rama. Po kur mediat më të fuqishme të botës na quajnë narko-shtet, as nuk e citon njeri nga ë pjesa më e madhe e mediave. Pra, të komentosh intervistën e Karçanajt dhe prandaj Lorenci ka të drejtë që thotë nuk mund të bëhej më shumë, nuk mund të bëhej më shumë se nuk kemi media të lira. Ky është, ky është thelbi. Dhe ajo ishte një simbol që këtu i gjithë, pothuajse i gjithë sistemi mediatik është tredhur.

Kemi kaluar në stad tjetër. Pra, kemi kaluar jo në stadin që boll mos bësh keq, por tani, pra, sa më shumë regjimi thellohet në krim, aq më shumë ai baltos shërbëtorët e vet. Pra, nuk duhet, nuk, duhet më indiferencë, duhet shërbim. Dhe nuk është hera e parë që shohim shërbime të tilla”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *