Pse nuk flisni për Edi Ramën dhe Sandër Frangajn?
Nga Habjon Hasani
Fushata e Berishes paradite dhe Syri TV ne mbremje kunder Top Channel eshte psikologjikisht “egersia e te frustruarit”, ndersa politikisht behet fjale per deshperim blegtoral, bej çdo gje te heqesh vemendjen nga muti ku ndodhesh vet.
Nuk po i hyj fare analizes se si presori bashke me tjeret nuk pipetijne dot per grupin Klan; ndonese ky grup ka qene i favorizuari i tyre ne pushtet, ndersa sot operon ne konsensus tregtar me Ramen.
Refuzova ta ndiqja intervisten e Mirlinda Karçanajt te Grida Duma, sepse nga puna e perditshme e di ekzaktesisht per çfare burokrateje mediokre behet fjale.
Por askush nuk ka asnje te drejte t’i beje gjyq publik nje televizioni apo ta ktheje ne shenjester publike per nje interviste, publikimi i se ciles nuk shkel asnje ligj te shtetit.
Se presor Berisha na imponoi Lulzim memen 8 vite si yllin shndrites te politikes, nuk u be qameti qe u imponua nja 2 ore dhe Mirlinda.
E kuptoj qe presori perdor dhe terma sugjestionues per Vjollca Hoxhen si kumarxhie, mirepo kumarin me te rende dhe me te turpshem e luajti keto dite vet presori me krupieren Mereme Sela.
Kumari i Top Channel me Karçanajn mund te sjelle ca humbje provizore.
Ndersa kumari i presorit me Meremen, e ka bere opoziten te peshoje sa nje pordhe.