21 Maj, 2026

Nga gazetar, në “oligark” – Si e la pas Sokol Balla pronaren e TCH dhe pse SPAK i ka rrethuar pasurinë?

 Nga gazetar, në “oligark” – Si e la pas Sokol Balla pronaren e TCH dhe pse SPAK i ka rrethuar pasurinë?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si mund të bësh jetë sheiku me një rrogë televizioni?

Përgjigjen po e zbulon SPAK!

​Sokol Balla nuk fshihet më. Garazhe me fuoristrada të personalizuara që kalojnë 150 mijë euro, koleksione orësh Rolex e Audemars Piguet, dhe fundjava në resortet më ekskluzive të Europës.

Një luks i shfrenuar që eklipson edhe vetë pronaren e televizionit ku punonte! Por nga burojnë gjithë këto miliona?

​Mos u gënjeni nga letrat! Divorci me numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku nuk e ka penguar të përfitojë miliona euro para korrupsioni për ti pastruar, duke qenë se janë fëmijët më mes, të cilët janë përfituesit final.

Ndërkohë që ish-gruaja është në syrin e ciklonit për aferat e 7 loteve të Unazës së Madhe, pasuria dyshohet se është mbajtur brenda familjes dhe është kaluar në emër të fëmijëve.

​Kolegje elitare jashtë vendit, pushime marramendëse dhe transferta të dyshimta qindra mijëra euroshe drejt bankave të Austrisë. Fëmijët dyshohet se po përdoren si “kasaforta të gjalla” për të fshehur paratë e korrupsionit dhe për t’i shpëtuar sekuestros!

​Kjo është arsyeja pse Byroja e Hetimit ia ktheu shtëpinë përmbys pak ditë më parë. Dhe kur doli nga dyert e SPAK, “analisti i hekurt” i ekraneve ishte aq i trullosur nga përballja me faktet, sa ngatërroi edhe derën e daljes.

Pajisjet e tij elektronike janë në duart e hetuesve, dhe kështjella e luksit po bie!

​Populli numëron qindarkat në fund të muajit, ndërsa ata që na bëjnë moral çdo darkë në televizor, menaxhojnë milionat e vjedhura të taksave tona në prapaskenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *