21 Maj, 2026

Fantazi apo e vërtetë? – Gazetari i njohur: Ka prova për transferta qindra milionë dollarëshe të familjarëve të Edi Ramës në parajsat fiskale

 Fantazi apo e vërtetë? – Gazetari i njohur: Ka prova për transferta qindra milionë dollarëshe të familjarëve të Edi Ramës në parajsat fiskale

Vizita e fundit e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe një grupi prokurorësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ka pasur në fokus dosje të nxehta të korrupsionit në nivele të larta. Gazetari Robert Papa ka deklaruar në emisionin e tij “Fokus Tv” se gjatë qëndrimit në zyrat e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, hetuesit shqiptarë dyshohet se kanë siguruar të dhëna voluminoze mbi transferta bankare që kapin vlerën e qindra milionë dollarëve.

Sipas Papës, SPAK ka pasur akses në dosje që vërtetojnë lëvizje financiare drejt “parajsave fiskale” nga ana e familjarëve biologjikë dhe bashkëpunëtorëve partiakë të kryeministrit Edi Rama.

Këto transferta, sipas gazetarit, kanë qenë nën monitorimin e agjencive ligjzbatuese amerikane që prej vitit 2019. Një pikë kyçe e denoncimit të Papës është marrëveshja e fundit për gazin e lëngshëm (LNG), të cilën ai e cilëson si një mashtrim të madh ku nuk ka asnjë investim amerikan, por vetëm një përfitim të kompanive greke në kurriz të shqiptarëve.

Çfarë thotë Robert Papa:

“Edi Rama është në çastet e një rrokapuje ditore, ndërkohë që është shtrirë barkas mbas një ambasadoreje skandaloze amerikane në Athinë, e cila ka lidhje të dyshimta me një biznesmen grek. SPAK ka qenë në zyrat e FBI-së, Departamentit të Drejtësisë dhe nga deklaratat edhe të vetë kreut të SPAK-ut, kanë marrë të dhënat e transfertave miliona, miliona, qindra milionë dollarë të familjarëve të Ramës, familjarëve biologjikë dhe familjarëve partiakë.

Kërkon ta shesë si marrëveshje të madhe me amerikanët, një akt të turpshëm të përuljes dhe shtrirjes barkas ndaj Athinës. Juve ju kujtohet kur përpara disa javësh ambasadorja skandaloze amerikane në Athinë, e cila erdhi takoi Ramën, por e veshur si punonjëse seksi, me veshje të turpshme dhe me vete kishte dikë që i mbante çantën. Në mediat rozë akuzohen për lidhje. Ai është pronari i kompanisë private greke ‘Aktor’. Kjo kompani kontrollon 60% të një partneriteti me qeverinë e Micotaqisit për të marrë ekskluzivitetin për 20 vjet të gazit të lëngshëm amerikan.

Greqia nuk ndot portet e saj, sepse depozitat e mëdha të gazit të lëngshëm ndotin zonën turistike greke. Plehrat i hedh në Shqipëri; zgjidhet Vlora, ku një fëmijë tjetër i llastuar i Trump-it kërkon që të kthejë Sazanin, sipas akuzave të mediave, edhe në një bazë ushtarake çifute të Izraelit, por janë zbythur arabët nga Sazani. Rama nuk ka firmosur me asnjë kompani amerikane. Firma është dhënë me firmën private greke ‘Aktor’, të cilës i dha dhe minierën ku paska dhe kobalt, me ministrin e Ramës dhe drejtoreshën e Ramës për gazin. Mbrapa, si dekor, rrinte dashura e djalit injorant të mediokrit Trump, ambasadorja skandaloze.

Natyrisht që ajo mund ta ketë shitur që ‘unë jam njeriu i Trump-it’.  Nga ana tjetër, djallëzori pret që në nëntor Trump të humbasë Kongresin dhe të kthehen sorosianët. Por ëndrrën ia prish lëvizja e SPAK-ut që ka marrë transfertat financiare. Janë shumë oligarkë që vijnë e ndërtojnë dhe pastrojnë deri në Manhattan.

Amerikanët e dinë që aksioner i fshehtë është Rama. Që në vitin 2019, agjencitë ligjzbatuese dhe të inteligjencës amerikane kanë zbuluar dy transferta qindra milionë dollarë nga ABI Bank. Janë njoftuar krerët e FBI-së deri në zyrat e larta të Departamentit të Drejtësisë. A ka marrë SPAK në këtë ‘pitstop’ në Washington këto transferta në ishujt e parajsave fiskale? Tek parajsat fiskale ka një garë midis tre Lindave dhe oligarkëve të cilët firmosin bordero, por është Rama, si aksioner i fshehtë që kontrollon paketën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *