21 Maj, 2026

Pas “luftës” së Spiropalit kundër Ramës, qendrojnë amerikanët dhe gjermanët?

 Pas “luftës” së Spiropalit kundër Ramës, qendrojnë amerikanët dhe gjermanët?

Gazetari Basir Çollaku, shkruan se pas “luftës” së Spiropalit kundër Edi Ramës, qendrojnë amerikanët dhe gjermanët.

“Projekti i gazit, ai nënshkrim me Shqipëri dhe Greqi, me praninë e dy drejtuesve të Ambasadave të Athinës dhe Tiranës,  është një projekt amerikan energjie për Ballkanin dhe jo vetëm. Spërdredhjet e Edi Ramës me përqafime nuk janë agjendë rehabilitimi ndaj dhe në favor të tij. Ka gjithnjë më thellë.

Përballja

Tre prokurorët e Prokurorisë Speciale, dtejtuesi Braho dhe Mara e Bejko, kanë.qëndruar një javë në USA. Dosja “Balluku” ka qenë kryefjalë. Sinaloa dhe McGonigal, kartelet e drogës, pastrimi parave, AKSHI, refren dhe dosje. Sekuestrimet call centera,  arrestimi i Ervin Matës në Brazil, një prej grosistëve të kokainës prej dy vitesh në kërkim, janë shenja se java amerikane e SPAK po nis të flasë.

Kjo prangosje trondit mjaft emra në Tiranë. Pallati “Mata” 37 katësh vazhdon hedh shtat. Lejedhënësi Edi Rama e di. Do ketë më tepër, shumë më tepër, në emra të pushtetshëm në politikë, pushtet, drejtësi, biznes.

Elisa

Tani Elisa nuk është.ish-ministrja, apo deputetja rebele anti-ramë në Rilindje. As dinakëria e Ramës për t”ia lënë ndëshkimin e saj, Ballukut, nuk do të shkrepë, sepse ndodh me miratimin e tij. Spiropali ka lajmëruar kryeministrin. “Unë nuk flas vetëm anglisht”. Pra reagim komunikimet e saj janë me sa duket anglisht-gjermanisht.

Kur KM vjedh copëza agjende amerikane për tu shfaqur ia prish festën një reagim “elisë”  Ai e di se të huajt e Uashington-Bruksel-Berlinit, janë aksionerë në këto qëndrime rastësore. Ndaj ulëret. Do të përjashtoj. Kë? Nga ku?! Për çfarë?! As ai nuk e di. As ai, as Bela, as Tao, e dinë se nuk munden. Ai është në tryezën e darkës së fundit…”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *