21 Maj, 2026

Burri i ministres së Ramës mbështet Spiropalin: Bravo Elisa, të tjerët s’kanë mendere të flasin

 Burri i ministres së Ramës mbështet Spiropalin: Bravo Elisa, të tjerët s’kanë mendere të flasin

Elisa Spiropali, me qendrimet e saj kritike ndaj Edi Ramës, ka marrë në mënyrë surprizë, edhe mbështetjen e bashkëshortit të ministres Dalina Ibrahimi.

Pas postimit të një dite më parë, kur ajo sfidonte Edi Ramën të përjashtonte nga PS, Andri Ibrahimi ka shpërndarë postimin e Spiropalit, dhe e ka përgëzuar atë, duke thënë se askush nga socialistët nuk ka mendere të flasë.

“Bravo Elisa!

Një qendrim dinjitoz që pak zenra brenda Partisë Socialiste kanë guxim ta mbajnë.

Të tjerët ç’të bëjnë se i ka zënë rrota bishtin e s’kanë mendere të flasin”, shkruan Andri Ibrahimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *