Habit 46-vjeçari nga Berati: Shkon në Gjirokastër, merr një makinë me qira dhe… zhduket
Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka shpallur në kërkim një 46-vjeçar nga Berati.
Kjo, pasi ai ka marrë një makinë me qira nëë Gjirokastër dhe më pas është zhdukur, duke mos e kthyer atë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, shpallën në kërkim shtetasin J. S., 46 vjeç banues në Berat, pasi ka marrë me qira një automjet, në Gjirokastër, më datë 16.04.2026, dhe nuk e ka kthyer.
Punohet për kapjen e tij”, bën me dije Policia e Gjirokastrës.