Nga punonjës shteti, në biznesmen: Perandoria që ngriti Ergys Agasi, brenda 7 vitesh
Nga Fatjon Mejdini
Deri në shtator të vitit 2017, Ergys Agasi ishte një punonjës shteti, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve, me një pagë që nuk i kalonte 2,000 euro në muaj. Në fillim të vitit 2018, ai del në skenë si biznesmen.
Në tregun shqiptar, që shumë e konsiderojnë të vështirë dhe të kufizuar, dhe me një pjesë të kompanive që SPAK i konsideron thjesht fiktive, ai ka arritur, brenda rreth 7 vitesh, të krijojë një pasuri mbresëlënëse, ritmin e rritjes së së cilës do ta kishin zili edhe kompanitë botërore të teknologjisë.
Disa nga pasuritë e Agasit të sekuestruara sot nga SPAK:
-Më shumë se 6.5 hektarë pyll në Petrelë
-2,312 m² ndërtesa në Petrelë
– Qindra metra katrorë truall në Lundër dhe në Durrës, me ndërtesa
– Dy truall të tjerë të papërcaktuar për sa i përket sipërfaqes dhe vendndodhjes
– Truall dhe ndërtesë në Dhërmi
– Më shumë se 1 hektar tokë arë
– 6 apartamente në Tiranë dhe Durrës
-7 garazhe
– Mbi 1 milion euro koleksion verash
– Llogari bankare në tre banka (të papërcaktuara)