Edi Rama, një kameleon politik
Screenshot
Nga Xhuliano Bregasi
Edi Rama është i vetmi personazh që është njëkohësisht edhe me Donald Trampin e Bibi Netanjahun, edhe me Pedro Sançezin. Edhe me motrën Meloni, edhe me shokun Lula. Edhe me Bordin e Paqes, edhe me ata që janë kundër Bordit të Paqes.
Edhe me ata që bëjnë luftëra e gjenocide, edhe me ata që “mbrojnë demokracinë”. Edhe i djathtë në çdo politikë të mbrapshtë të qeverisë së tij, edhe në samite të partive të majta nëpër botë.
Dikush mund ta konsiderojë këtë si zotësi në diplomaci, por në fakt është mungesë shtylle kurrize ideologjike dhe karakteri politik. Një kameleon që e ndërron surratin sipas interesave meskine të momentit.
Jo se është kushedi çfarë më mirë e majta botërore e samiteve dhe konferencave, po hajd mo.
P.s: pa le kur i shikon edhe shoqëruesit, Delina Ibrahimajn dhe Ervin Demon… Më e ndershme sikur të kishte marrë direkt ndonjë oligark, si qershi mbi pilafin e internacionales jo fort socialiste.