Zegjineja inspekton sa është rritur kastraveci në zonë
Deputetja Zegjine Çaushi shfaqet shumë aktive me takimet e saj në zonën e vet elektorale.
Së fundmi ajo ka qenë për vizitë në një serë ku rritet kastraveci.
“Në serat e Pëllumb Myftarit, ku puna e përditshme e familjes nis që herët dhe përkushtimi ndaj tokës shpërblehet me prodhim cilësor kastraveci, të destinuar për konservim.
Një punë e bërë me përkushtim, që sjell vlerë dhe mbështet ekonominë e familjes”, shkruan deputetja socialiste.


