14 Korrik, 2026

Zegjine Çaushi me një vit deputete, ble apartament në Tiranë 240 mijë euro

 Zegjine Çaushi me një vit deputete, ble apartament në Tiranë 240 mijë euro

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi, ka regjistruar në Hipotekë një apartament me vlerë të deklaruar rreth 240 mijë euro.

Apartamenti ndodhet në Tiranë, te Kullat, Shkolla e Kuqe, në Rrugën Qemal Stafa, në katin e 10, të një pallati i ri, me izolim termo-akustik i cili është në përfundim e sipër.

Prona ka një sipërfaqe prej 128 m² dhe përbëhet nga: 3 dhoma, 2 tualete, 2 ballkone.

Si është financuar një apartament me vlerë 240 mijë euro nga një deputete që ka vetëm një vit në detyrë?

A është blerë me kursime të deklaruara apo nga burime të tjera?

Kjo është një pyetje që meriton një përgjigje të qartë dhe transparente, në mënyrë që publiku të kuptojë se si është realizuar ky investim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *