Zbythja e Elisa Spiropalit, përballë Edi Ramës
Elisa Spiropali ka bërë një hap prapa nga revanshi që mori në fillim të protestës.
Nuk dihet në çfarë faze është tani marrëdhënia e saj me Edi Ramën dhe cili është plani i saj brenda PS-së, por fakt është se ka përfunduar në rreshtin e fundit.
Mjafton të shohësh fotot e saj në mbledhjen e grupit të PS-së për të kuptuar që këto janë kohë të vështira për të.
Çehrja e Spiropalit flet më shumë se çdo fjalë tjetër.
Në rrjetet sociale ajo nuk ka bërë asnjë publikim apo shpërndarje lidhur me besën dhe praninë besnike, dy shpikje të Edi Ramës për t’u hedhur hi syve opinionit publik.
Edhe propozimi i saj për një “marrëveshje të re” duket se humbi rrugës. As ajo vetë nuk flet më për të.
Duket se për momentin, ajo është zbythur nga sfidimi që i bëri Edi Ramës.


