14 Korrik, 2026

Zbulohen rrogat e frikshme në Bashkinë e Përmetit

 Zbulohen rrogat e frikshme në Bashkinë e Përmetit

Prej disa vitesh, Qeveria iu ka dhënë të drejtën Bashkive, t’i vendosen vetë rrogat.

Dhe për këtë arsye, në disa Bashki, edhe pse të falimentuara dhe që nuk prodhojnë asgjë, sheh rroga të frikshme.

Bashkia e Përmetit është një shembull i tillë.

Përveç kryetares, që merr një rrogë 2.4 mln lekë, sheh që edhe drejtorë apo njerëz që s’bëjnë asgjë, marrin rroga në disnivel të madh me punonjësit e tjerë.

Kështu, nën.kryetari i Bashkisë, që nuk bën asgjë, merr plot 1.85 mln lekë.

Dhe sit ë mos mjaftonte kjo, Bashkia ka caktuar edhe një administrator të Përmetit, përveçse ka kryebashkiak dhe nënkryetar.

Administratori i qytetit, që nuk dihet se çfarë bën, merr plot 1.45 mln lekë.

Për të mos folur pastaj për administratorët e fshatrave, që marrin 1.3 mln lekë.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë merr gjithashtu një rrogë të llahtarshme, 1.7 mln lekë, drejtori i Kabinetit 1.2 mln, ndërsa sekretari i Këshillit 1.4 mln, drejtori i Projekteve 1.2 mln etj me radhë.

Ndërsa specialistët marrin rroga qesharake, 420 mijë lekë të vjetra.

Më poshtë tabelat me rrogat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *