21 Maj, 2026

Vrasja e Endri Goxhajt që tronditi Memaliajn: Viktima ndiqej prej kohësh, atentati i mirëorganizuar

 Vrasja e Endri Goxhajt që tronditi Memaliajn: Viktima ndiqej prej kohësh, atentati i mirëorganizuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme në Memaliaj, ku u vra 30-vjeçari, Endri Goxhaj.

Burime për mediat kanë bërë me dije se dyshohet se krimi ka qenë një atentat i mirëorganizuar.

Pasi viktima është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rutinën e tij të përditshme, deri në momentin e ekzekutimit.

Megjithatë ende nuk ka një version përfundimtar mbi mënyrën e organizimit të krimit të rëndë.

Kujtojmë se për sa dihet deri më tani dje është raportuar se shkak i i tragjedisë është bërë agravimi i debatit të ashpër mes të rinjve, i cili çoi deri në përdorimin e armëve, ku 29-vjeçari Donald Nelaj hapi zjarr ndaj 30-vjeçarit.

Endri Goxhaj për shkak të plagëve të marra dha frymën e fundit në ambulancë.

Nga përleshja e ndodhur mes të rinjve, i plagosur mbeti vëllai i autorit, 25-vjeçari Darjo Nelaj, i cili thuhet se ka marrë 4 plumba por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, autori i ngjarjes Donald Nelaj prej ditës së djeshme vijon të jetë në arrati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *